Delvinë, dogjën 80 ha kullota, dy në pranga

19/07/2017 00:00

Policia e Delvinës ka arrestuar dy persona me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.

Të arrestuarit janë shtetasit Kastriot Zh., 45 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz dhe Nazmi H., 36 vjeç, banues në fshatin Kalasë.

Policia akuzon këta dy shtetas për zjarrvënie të qëllimshme, të ndodhur më 12 korrik në fshatin Kalasë, ku u dogjën rreth 80 hektarë kullotë dhe shkurre në Malin e Muzgësë.

Ndaj dy të ndaluarve rëndon akuza e “shkatërrimit të pronës me zjarr e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA