Trupa e humorit “Portokalli” ka pasur mbrëmjen e së hënës një nga shfaqet më të rëndësishme dhe më të suksesshmë në turin e saj, që ka nisur qysh në qershor dhe do të vijojë edhe përgjatë muajit gusht.

Tirana ka qenë destinacioni i së hënës në një shfaqe të hapur në sheshin “Skënderbej”, ndoshta një ndër më të suksesshmet në kohë në këtë shesh.

Pjesëmarrja masive ka qenë e dukshme, nga një publik qytetar që e dëgjoi me vëmendje dhe e kuptoi humorin e “Portokalli”. Çdo numër është përgatitur nga fillimi për t’ju përshtatur motos “Verë dhe Portokalle” dhe këta numra të rinj janë bërë për turneun.

Së bashku me gjithë trupën e humorit kanë performuar në shesh edhe “West Side Family” dhe Stine… madje edhe disa prej aktorëve kanë kënduar.

Ky është viti i pestë i turneut “Verë dhe Portokalle “, që e ka pasur fillesën në Berat për këtë vit, duke vijuar me një numër të madh qytetesh e pas Tiranës, do të shkojë në Bulqizë, Dibër, Shkodër, Malësi të Madhe dhe Poliçan.

Vit pas viti interesi i publikut ka ardhur ne rritje bashkë me dëshirën për të dëgjuar dhe qeshur.

Për herë të parë këtë vit Portokalli udhëtoi në Nju Jork, Boston e Konektikat, duke qenë kështu hera e parë që një trupë e plotë humori jep shfaqje në SHBA.

Me numra të përshtatur enkas për shqiptarët e diasporës, pritja aty ka qenë e mrekullueshme dhe pavarëisht se të larguar prej kohësh shqiptarët e Amerikës e njihnin shumë mirë të gjithë trupën e “Portokalli”.

Top Channel