SHBA-Kinë, nis plani i bashkëpunimit ekonomik. Gazi amerikan drejt Azisë

18/07/2017 00:00

Kina është me sytë nga BE-ja dhe Amerika me sytë nga Kina. Sapo ka marrë formë planveprimi 100-ditor Kinë-SHBA, i cili ka si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve tregtare dypalëshe.

Gjithashtu, plani i ka dhënë shtysa të reja furnizuesve amerikanë të gazit natyror të lëngshëm për t’i shtrirë bizneset e tyre në vendin e zhvilluar aziatik.

Një prej tyre, Cheniere Energy, qendrën e ka në Teksas, por kompania është duke shijuar avantazhet e programit e po përgatitet të dërgojë karburant të pastër në Kinë.

“Marrëveshja e arritur dhe komunikimet e nivelit të lartë politik i kanë hapur rrugë tregtisë së ardhshme. Nga një gjë e tillë përfitojnë të dy vendet. Them se këtë e kanë kuptuar si presidenti Xi, ashtu edhe Trump”, ka deklaruar Robert Fee, zv.president i Cheneire Energy.

Pakti i arritur në kuadër të dialogut gjithëpërfshirës ekonomik Kinë-SHBA i lejon Amerikës eksportin e gazit natyror drejt gjigandit aziatik dhe kjo situatë konsiderohet me përfitim nga të dyja palët.

“Marrëveshja e ndihmon Kinën të plotësojë kërkesën në rritje për gaz natyror, që të forcojë më shumë ekonominë dhe të përmirësojë cilësinë e ajrit. Ndërsa Shtetet e Bashkuara i ndihmon me hapjen e vendeve të reja të punës e po kështu i vjen për shtat edhe ekuilibrit tregtar mes dy shteteve”, ka thënë Fee.

Gjatë takimti të muajit prill në rezidencën e tij Mar-a-Lago të Floridës me homologun kinez Xi Jinping, shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump u pajtua me hedhjen e themeleve të dialogut ekonomik me Pekinin dhe nisjen e planit 100-ditor për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh.

Shtetet e Bashkuara mbeten në 2016-n për të pestin vit radhazi në krye të listës së vendeve më të mëdha prodhuese të naftës dhe gazit në botë.

Rama tashmë prioritet i policisë duhet të jetë goditja e krerëve të grupeve kriminale dhe sekuestrimit të aseteve të tyre.

Top Channel