Tronditëse në Britani, çifti i njohur homoseksual del në gjykatë për akuza të rënda për përdhunim dhe shfrytëzim seksual Edhe dy senatorë republikanë kanë shprehur qëndrimin kundër planit të partisë së tyre për të zëvendësuar reformën shëndetësore të ish-presidentit Obama, duke bërë që projektligji të mos kalojë dot në variantin aktual.
Mike Lee dhe Jerry Moran deklaruan se ligji i ri nuk përmban të gjitha kreditet për të zëvendësuar atë të administratës së mëparshme.
Republikanët kanë qenë të përçarë lidhur me këtë çështje, me eksponentët e moderuar që kanë shprehur shqetësimin për efektet e ligjit të ri tek shtresat më të dobëta.
Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump e kishte shfuqizimin e “Obamacare” një pikë kyçe të fushatës së tij.
“Për fat të keq, duket qartë se përpjekja për të shfuqizuar dhe zëvendësuar menjëherë dështimin e “Obamacare” nuk do të ketë sukses”, ka deklaruar gjithashtu lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell.
Projektligji i republikanëve mban pikat kyçe të ligjit të Obamës sa i takon taksave për të pasurit, ndërsa u lejon kompanive të sigurimit të mbulojnë më pak dhe bën shkurtime drastike për ofrimin e shëndetësisë për të varfërit.
Me dy kundërshtimet e fundit, republikanët, të cilët kanë 52 nga 100 ulëse në Senat, nuk kanë më shumicën e nevojshme për të kaluar ligjin.
Lee dhe Moran njoftuan njëkohësisht vendimin e tyre, duke u bashkuar kështu me senatorët Rand Paul dhe Susane Collins, që ishin gjithashtu kundër pr/ligjit.
Top Channel