45 minuta dhe Sadiku bën për vete polakë (VIDEO)
16/07/2017 00:00
I mjaftuan 45 minuta lojë që të bëjë atë që di të bëjë më mirë dhe të fitojë zemrat e tifozëve polakë.
Aventura e Armando Sadikut me Legian e Varshavës nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për sulmuesin e kombëtares. Në javën e parë të kampionatit, Sadiku, që hyri në fushë në pjesën e dytë, ishte autori i golit të vetëm të shënuar nga Legia në humbjen 3-1 në transfertën me Gornik.
Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 80-të, kur rezultati ishte 3-0 për vendasit. Kjo ishte java e parë e kampionatit polak dhe trajneri i Legias nuk hodhi në fushë lojtarët kryesorë të skuadrës për shkak të angazhimeve në Ligën e Kampionëve, ku synohet kualifikimi në fazën e grupeve.
Top Channel