Zbulimi i rrallë në Kebek, gjyle e paplasur nga 1759

15/07/2017 00:00

Punëtorët në një pjesë të zonës historike të qytetit Kebek, gjetën një gjyle topi, ende në gjendje pune, që u qëllua nga britanikët, gjatë një rrethimi në vitin 1759.

Duke mos e ditur që gjylja e madhe mund të plaste ende, ata bënë edhe foto me zbulimin e rrallë, madje duke vendosur edhe datën e lëshimit të saj.

Bëhet fjalë për kohën kur britanikët luftonin kundër francezëve, për kontrollin e Kanadasë dhe gjylja e gjetur u lëshua gjatë rrethimit të qytetit të Kebekut, në betejën e famshme të luginave të Abrahamit.

Në Evropë është e zakonshme të gjenden ende predha të Luftës së Dytë Botërore, të pashpërthyera, por zor se ekspertët mbajnë mend gjetjen e ndonjë gjyleje të thuasje 3 shekujve më parë, ende në gjendje pune.

Ekspërtët e ushtrisë kanadezë, që mbërritën në vendngjarje, thanë se ende ekzsitonte rreziku që ajo të plaste, ndërsa punëtorët falenderuan fatin e tyre të mirë që nuk e lëvizën nga vendi.

Sipas xhenierëve të ushtrisë, shekujt e kaluar nën tokë kanë bërë që lagështira të hyjë brenda gjyles, por baruti ende mund të ndizet.

Për statistikë, ekspertët thanë se pavarësisht kësaj gjyleje të pashpërthyer, britanikët mundën që ta fitonin betejën për Kebekun, katër vjet pas hedhjes të saj.

Top Channel