Wimbledon, Muguruza-Williams finalja e femrave

14/07/2017 00:00

Garbine Muguruza dhe Venus Williams janë tenistet që do të diskutojnë finalen e së shtunës në Wimbledon.

Tenistja amerikane mposhti në gjysmëfinale britaniken Johanna Konta me rezultatin 2-0 për të arritur finalen e parë të saj në turneun londinez që nga viti 2009.

Venus Williams e dominoi totalisht sfidën me Kontën, duke i fituar setet me rezultatin 6-4 dhe 6-2.

Shumë të lehtë e kishte ndeshjen e saj edhe Garbine Muguruza, e cila ndërpreu përfundimisht ëndrrën e Magdalena Rybarikova. Sfida mes spanjolles dhe tenistes sllovake pati vetëm një drejtim, me Muguruzën që nuk i dha asnjë shans kundërshtares së saj, teksa e mbylli ndeshjen me rezultatin 2-0 (6-1 dhe 6-1) pas 64 minutash lojë.

Top Channel