Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik
Në prag të një vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit, autoritetet turke shkarkuan më shumë se 7 mijë policë, punonjës të ministrive dhe akademikë.
Shkarkimet e reja janë pjesë e fushatës madhore të qeverisë së Rexhep Taip Erdoganit, për spastrimin e institucioneve shtetërore, përfshirë sistemin e drejtësisë, atë arsimor dhe policinë, pas trazirave të vitit të kaluar.
Në 15 korrik të 2016-ës pjestarë të ushtrisë tentuan të përmbysnin regjimin, duke bombarduar godinat qeveritare e duke hapur zjarr ndaj civilëve. Mbi 250 vetë mbetën të vrarë në trazirat që sipas autoriteteve turke, u orkestruan nga kleriku me bazë në SHBA, Fetullah Gylen.
Shkarkimet e fundit u vendosën me një dekret në 5 qershor, por u bënë publike vetëm të premten. Sipas tij, punonjësit janë njerëz që kanë vepruar kundër sigurisë së vendit, ose janë pjesë e një organizate terroriste.
Deri më tani autoritetet kanë shkarkuar më shumë se 150 mijë zyrtarë dhe kanë arrestuar 50 mijë pjestarë të ushtrisë, policisë e sektorëve të tjerë.
Top Channel