PD ankohet në KQZ për Beratin, por rinumërimi e nxjerr njësoj
14/07/2017 00:00
Partia Demokratike kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve në Berat dhe për këtë arsye Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi këtë të premte disa kuti të këtij qarku.
Në fund rezultoi se Partia Demokratike kishte saktësisht të njëjtat vota si në numërimin e parë.
Rinumërimi ndryshoi vetëm 5 vota, konkretisht 2 më shumë për LSI dhe 3 më pak për Partinë Socialiste, të cilës iu hoqën 3 vota për shkak se fletët e numërimit u shpallën të pavlefshme.
Top Channel