Kavajë, 1 ton e 360 kg hashash i sekuestruar

14/07/2017 00:00

Plot 1 ton e 360 kilogramë është kapur nga policia në një operacion të koduar me emrin “Pilotët”.

Gjithashtu u kapën edhe tre automjete, një traktor dhe një skaf me dy motorë që do të bënte transportin e lëndës narkotike drejt Italisë.

Njëkohësisht me operacionin në Llakatund, në orët e para të mëngjesit të sotëm policia kishte ngritur pritë në vendin e quajtur fshati Bago, pasi kishte të dhëna se dy automjete, konkretisht një “Land Rover“ dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.

Kur janë konstatuar, mjeteve u është bërë shenjtë të ndalonin, por ato kanë ecur duke rrezikuar edhe jetën e agjentëve. Drejtuesit e tyre janë larguar me shpejtësi duke braktisur edhe mjetet. Policia ka gjetur brenda tyre 1.360 kilogramë hashash.

Më pas efektivët kanë arrestuar shtetasit Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tyre janë shpallur në kërkim.

Top Channel