Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik
Lëkundje toke janë regjistruar pranë brigjeve të Koresë së Veriut dhe menjëherë është shkaktuar panik për mundësinë e shpërthimit të një bombe bërthamore.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 201 kilometra në juglindje të qytetit të Koresë së Veriut Chongjin.
Menjëherë u ngritën spekulime se bëhej fjalë për shpërthimin e një bombe bërthamore, por më pas ekspertët vërtetuan se ishte një tërmet me magnitudë 6 ballë.
Ngjarja vjen në mes të tensioneve të shtuara mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.
Më 4 korrik, Koreja e Veriut kreu testin e parë të raketës ndërkontinentale. Ndërkohë, menjëherë reagoi edhe Trump, i cili ka riafirmuar “angazhimin e hekurt” të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të Koresë së Jugut dhe Japonisë, “duke përdorur të gjithë gamën e kapaciteteve të saj, përfshirë atë bërthamore”.
Top Channel