Gafa, Kendall dhe Kylie përfundojnë në gjykatë

13/07/2017 00:00

Kendall dhe Kylie Jenner kanë përfunduar në dyert e gjykatës për përdorimin pa leje të dy imazheve. Bëhet fjalë për një imazh të Tupac dhe një logo të bandës së njohur të muzikës rock, “The Doors”.

Telashet për dy motrat e famshme të botës gossip në Shtetet e Bashkuara nisi nga rrjetet sociale. Ato zotërojnë një faqe të përbashkët “KendallandKylie”, ku këshillojnë dhe u sugjerojnë fansave veshjet që duhet të blejnë.

E në një rast të tillë, ato u shfaqen me imazhet e rreperëve Tupac e Notorious B.I.G, atë të këngëtarit Ozzy Osbourne dhe logon e “The Doors”. Menjëherë ka reaguar fotografi i shkrepjes së fotos ikonë të Tupac, nëna e B.I.G dhe përfaqësues të bandës së muzikës rock.

Fotografi Michael Miller thotë se nuk ka dhënë asnjëherë autorizimin për përdorimin e fotos së tij, e po ashtu edhe përfaqësues të bandës “The Doors” kanë paditur dy motrat për “prishje imazhi”.

Në të gjitha rastet, Kendall dhe Kylie kanë kërkuar ndjesë dhe kanë fshirë nga faqja e tyre dhe rrjetet sociale të gjitha imazhet me fotografinë e Tupac dhe logon e “The Doors”.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel