“E prita Veliajn, por nuk erdhi”/ Aulon Kalaja: Seanca u shty më 12 nëntor, kryebashkiaku duhet të vijë nga burgu në gjykatë Nga sot asnjë parti politike nuk ka më të drejtë të bëjë ankim në KQZ, pasi afati zyrtar nga dita e shpalljes së vendimit për tabelat përfundimtare ka përfunduar.
Përveç PDIU, që e ka kundërshtuar rezultatin e Tiranës, duke pretenduar një mandat, edhe PS e PD kanë dorëzuar ankimet e tyre, socialistët për Tiranën dhe demokratët për Beratin.
Por në daljen e tij përpara mediave, kreu i KQZ-së kërkoi vëmëndje për një tjetër çështje të ndjeshme sipas tij, pasi shqyrtimi administrativ i ankimeve nga KQZ nuk e ezauron gjithë problematikën e zgjedhjeve.
Klement Zguri kërkoi nga institucionet përgjegjëse që kanë evidentuar incidentet, apo shkeljet e regjistruara në zgjedhje, raportim të menjëhershëm.
“Task Forca e ngritur nga Këshilli i Ministrave për monitorimin e Zgjedhjeve 2017 apo Departamenti i Administratës Publike, janë marrë gjeresisht me problematikën e zgjedhjeve, kanë bërë konstatime, kanë ndërhyrë dhe kanë nisur procedura hetimi administrativ. Është momenti që këto organizma të bëjnë publike rezultatet e punës së tyre. Në mënyrë të veçantë organet e ndjekjes penale kanë regjistruar çështje hetimore, për të cilat shqiptarët presin hetim të shpejtë, të pa ndikuar politikisht, profesional dhe të drejtë. U bëj thirrje të gjitha institucioneve të përfshira të përmbyllin me përparësi procedurat e tyre të hetimit administrativ apo penal dhe të bëjnë sa më shpejt publike rezultatet e punës së tyre”, deklaroi Zguri.
Për Zgurin, veprimtaria e kësaj Task Force për monitorimin e zgjedhjeve të 25 qershorit do të shërbejë për parandalimin e ngjarjeve, apo fenomeneve të tilla në zgjedhjet e ardhshme.
Top Channel