
Kryeministri Edi Rama u bë këtë të martë pjesë e turit të dëgjesave me banorët e Vaqarrit, për të ndjekur nga afër shqetësimet e për t’u njohur prej tyre me kërkesat kryesore për qeverinë, të cilat do të jenë pjesë e raportit që do të hartohet nga drejtuesit politik të 12 qarqeve në fund të korrikut.
“Është themelore që të ndërtojmë një koalicion real me njerzit e zakonshëm. Sa më shumë njerëz të regjistrohen në platformën tonë të koalicionit, aq më thellë mund ta operojmë kancerin e gjithë kësaj skeme torturash, zvarritjesh e grabitjes në çdo rast që njerëzit takohen me shtetin”, deklaroi Rama.
Rama ftoi qytetarët që t’i bashkohen kësaj lidhjeje të re mes qeverisë dhe qytetarëve, duke shpjeguar edhe mënyrën sesi ajo do të funksionojë.
“Çdo individ që ka dëshirën dhe vullnetin të bëhet pjesë e një trupe të madhe bashkëqeverisjeje mes deputetëve dhe drejteuesve të PS, që do qeverisë e vetme vendin pa koalicion me partitë e tjera, mund të jetë një trupë që komunikon në kohë reale”, tha Rama.
Dhe për të patur një bashkëqeverisje të suksesshme me njerëzit e zakonshëm, Edi Rama iu rikthye edhe një herë premtimeve gjatë fushatës kur kërkoi timonin vetëm për PS, duke premtuar një ristrukturim të të gjithë administratës, duke nisur nga puna e deputetëve apo mënyrës sesi është ndërtuar sot administrata.
“Ky proces do të ecë paralelisht me një reformë rrënjësore të administratës shtetërore. Si do risistemohet administrata? Që nga mënyra si është strukturuar qeveria, që duhet të ndryshojë; tek mënyra se si është risktrukturuar puna e deputetëve, që duhet po ashtu të ndryshojë; dhe patjetër tek mënyra si është risktrukturuar çdo mekanizëm e çdo zyrë që duhet të ndryshojë. Jam i bindur që aq sa është e vështitrë, aq e thjeshtë bëhet nëse jemi bashkë”, theksoi Rama.
Ndaj ftesën kryeministri e ripërsëriti për qytetarët, kur i ftoi të denoncojnë çdo rast abuzimi në zyrat e shtetit, njësoj siç ndodh në Europë.
Top Channel