
Floyd Mayweathes e ka pseudonimin e tij “Money”, por duket se kjo nuk përputhet aspak me realitetin.
Boksieri duket se ka probleme me organet tatimore amerikane. Mayweather në 5 korrik u kërkoi drejtuesve të Internal Revenue Service një shtyrje të afatit të pagimit të taksave te vitit 2015, pasi të ketë siguruar fitimet nga sfida me sportistin e arteve marciale Conor McGregor që do të zhvillohet në datën 26 gusht.
IRS dëshiron që Mayweather te paguajë detyrimet e tij për vitin 2015, ndërkohë që sipas Forbes, fitimet e tij në karrierë rezultojnë të jenë 700 milionë Dollarë dhe këtu përfshihet edhe shifra prej 220 milionë Dollarë e siguruar nga ndeshja me Pacquiaon në vitin 2015. Sipas portalit të IRS, penaliteti për mospagesën e taksave zakonisht është 0.5% e shifrës mujore që një person detyrohet të derdhë në arkat e këtij institucioni.
Floyd Mayweather u tërhoq nga boksi profesionist në shtator të vitit 2015 pasi fitoi përballjen me Andre Barto. Ndërsa, McGregor që nuk është ngjitur asnjëherë në ringun e boksit profesionist, në nëntor të 2016 u përball me Eddie Alvarez në UFC 205, duel ne të cilin ai rezultoi triumfues.
Top Channel