Milan Skriniar: Më thërrisni Inter

11/07/2017 00:00

Blerja më e re e Interin, Milan Skriniar, u ngacmua jo pak nga gazetarët gjatë prezantimit, në lidhje me emrin e tij.

Gjithsesi, mbrojtësi sllovak i priti me sportivitet këto ngacmime dhe shpjegoi historinë e emrit të tij.

“Emri Milan është mjaft i përhapur në Sllovaki, megjithatë, prindërit e mi nuk e imagjinonin se unë një ditë do tëluaja për Interin, se jusiguroj se do më kishin gjetur një emër tjetër”, tha Skriniar.

Sllovaku ka edhe një sugjerim për tifozët zikaltër, të cilët nuk do të dëshironin asnjëherë të brohorisnin emrin e tij.

“Ju mund të më thërrisni thjesht Skriniar, por nëse duhet, jam dakord të më thërrisni edhe Inter Skriniar”, u shpreh mbrojtësi 21 vjeçar.

Skriniar tha se transferimi i tij te Inter ndodhi shumë shpejt dhe se ishte mjaft i lumtur për këtë,.

“Isha në grumbullim me kombëtaren U-21, kur më telefonoi menaxheri dhe më tha për mudnësinë e transferimit të Inter. U befasova dhe u lumturova njëkohësisht, pasi zikaltërve nuk mund t’ju thoja kurrësesi jo. Tani më takon mua që të bëj më të mirën në fushën e lojës dhe të justifikoj besimin e klubit dhe trajnerit”, tha Skriniar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA