Sara Mila zbulon në “Goca dhe Gra” prapaskenat e jetës së saj politike: Teatër jo i bukur, nuk është aq tragjike sa duket
Shumë prej kurave kundër rënies së flokëve nuk janë efektive kryesisht për shkak se njerëz të ndryshëm reagojnë në forma të ndryshme ndaj këtyre kurave, e një pjesë e madhe nuk përshtaten me agjentët e huaj që hyjnë në trup.
Por injektimi i dhjamit të stomakut në skalpin e kokës mund të jetë një rrugë e re për të kuruar rënien e flokëve, bëjnë me dije disa studiues.
Pionerët e kësaj metode përfshijnë thithjen e qelizave dhjamore nga pacienti dhe i depozitojnë ato në kokë, në mënyrë që të stimulojë gjëndrat e flokut.
Kjo kurë ka efekt të dyfishtë, pasi procedura për marrjen e qelizave dhjamore është në vetvete edhe një ndihmë për rënien nga pesha.
Fazat e para të këtij studimi kanë treguar një mesatare të rritjes së flokëve në 93% të rasteve deh shtim të flokëve me 23% në vetëm 6 muaj.
Top Channel