IUSY: LRI mban festivalin e Euro-Socialistëve, FRESSH e mbështet

11/07/2017 00:00

Pas deklaratës së nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama dhe reagimit të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, Internacionalja e të rinjve socialist ka dhënë detaje mbi aktivitetin që do të mbahet në përvjetorin e 110 të saj në Jalë në datat 15-20 korrik në lidhje me Festivalin Botëror të IUSY-t 2017 me temë: “Ne nuk shohim kufi”.

“Eventi mbahet nga LRI dhe suportohet nga FRESSH dhe Partia Europiane Socialiste. Ky Festival do të presë më shumë se 1000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfaqësues të 60 shteteve dhe 90 organizata, ky do të jetë një event që kërkon të diskutojë, debatojë dhe të nxjerrë konkluzione për mënyra se si të rinjtë progresistë të organizatave anëtare të IUSY të mund të jenë “në të gjithë botën për ta ndryshuar’”, thuhet në deklaratën e IUSY.

“Me vullnetin që të rinjtë të përfshihen në lidershipin e politikbërjes, festivali do të ketë pjesëmarrës edhe lider botëror dhe gjithashtu Presidentin e zgjedhur të Shqipërisë dhe Kryeministrin; ku lider të IUSY, pjesëmarrës të festivalit do të mblidhen si të barabartë për të përkrahur progresivitetin dhe për të kapërcyer problemet globale. Deklarata për shtyp që ka dalë sot në mediat shqiptare, duke na cituar gabimisht dhe e atribuuar FRESH-it nuk ka as pëlqimin e as të dhënat nga ne dhe nuk përfaqëson konstruktivitetin dhe ambientin pozitiv mbi të cilin ky event po organizohet”, mbyllet deklarata.

Top Channel