
Ministri i Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Ministerialin e OSBE-së, ku në qendër të diskutimeve ishte situata aktuale e sigurisë në Evropë si dhe rivlerësimi i rolit të OSBE-së, një organizatë që po përballet me pasojat e mungesës së besimit midis vendeve anëtare.
E për këtë arsye prej disa muajsh OSBE nuk arrin të marrë vendime të rëndësishme për sa i përket posteve të saj drejtuese.
Në fjalën e tij Ministri Bushati nënvizoi faktin se paparishkueshmëria që cenon aktualisht sigurinë në Europë ka filluar të dëmtojë edhe kulturën e bashkëpunimit që qëndron në themel të OSBE-së.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se dialogu është një mënyrë për të rritur kuptimin tonë të situatës së sigurisë, por nuk ka për qëllim të çojë në rishkrimin e rregullave tona dhe as të na çojë në konsultime të pafundme në kërkim të konsensusit”, u shpreh Bushati.
Kreu i diplomacisë shqiptare u ndal dhe tek parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, duke e konsideruar si të domosdoshme bashkëpunim, rregullat e të cilit nuk duhet të shkelen, pasi në të kundërt dëmtohet efektiviteti në këtë betejë.
Top Channel