Sezoni i “Opera on air” në skenën e “Skënderbej”

10/07/2017 00:00

Sezoni ‘Opera on Air’ do të ngjisë në një skenë të improvizuar në Sheshin “Skënderbej” artistët e TKOB, të cilët do të sjellin 3 koncerte për publikun e çdo moshe dhe preference.

Siparin e çel me i vecanti nder ta, ai i datës 12 korrik, ku edhe kodi i veshjes per publikun do të duhet të jetë veshja xhins per t’iu përshtatur edhe artistëve në skeneë

 “Janë të gjithë artistët, të gjithë orkestrantët dhe solistët të veshur në jeans dhe ftojmë të gjithë publikun që atë natë të veshi një pale xhinse. Në fakt simbolika e xhinsit tregon se ky koncert do të jetë një koncert komplet ndryshe nga repertori që ne kemi prezantuar deri më sot. Është një repertor jashtëzakonisht i bukur, i përbërë nga orkestrale filmash, këngë latine, këngë shqiptare, këngë nga vende të ndryshme dhe orkestrale në violinë shumë interesante e shumë ritmike”, thotë Zana Çela, drejtoresha e TKOB.

Çela thotë më tej: Në mbrëmjen e dytë do të prezantojmë me trupën e Baletit “Monger” nga Barak Marshall, një balet jashtëzakonisht me një muzikë spektakël do të thoja unë, trupa e Baletit është hera e parë që del në një shesh të hapur. Natën e tretë do të kemi Ansamblin me një program jashtëzakonisht të gëzueshëm, alegri, repertori kryesisht nga Tirana, valle dasme, këngë të bukura, por edhe nga qytete të tjera të vendit”.

Koncertet e 12-13 dhe 14 korrikut në ora 21.00 në sheshin “Skënderbej” do të jenë përshëndetja e fundit e artistëve të Teatrit të Operas për këtë sezon, për t’u rikthyer në muajin shtator me një repertor të ri.

Top Channel