Tiranë, tritol gjeneratorit; nuk ka të lënduar

07/07/2017 00:00

Një sasi tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në rrugën “Medar Shtylla” në kryeqytet.

Lënda plasëse ishte vendour pranë një gjeneratori që furnizonte me energji elektrike një pikë bastesh.

Policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit, ndërkohë që ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me ndonjë konflikt ose për shkak të zhurmës që shkaktonte gjeneratori.

Fatmirësisht, nga shpërthimi i fuqishëm në 2 të mëngjesit nuk pati persona të lënduar.

Top Channel