Napoli shpall “Qytetar nderi” Maradonën

06/07/2017 00:00

Napoli nderon “mbretin” e tij, Diego Armando Maradonën.

Kryetari i bashkisë së këtij qyteti, De Magistritis i dha “El Pibe de Oros” titullin “Qytetar nderi” i Napolit. Ceremonia u zhvillua në Pallatin San Giacomo, në fund të së cilës pati shtrëngime duarsh me të vërtetë miqësore.

“Sot i japim titullin “Qytetar nderi” Diego Armando Maradonës. Diego bëri të mundur që ëndrrat e tifozëve tanë të bëhen realitet. Ai do të jetë përjetë numri 10 i yni”, u shpreh kryebashkiaku De Magistritis.

I prekur dhe i lumtur nga kjo pritje, Maradona e mori me krenari këtë titull. “U bëra qytetar i Napolit që nga momenti kur mbërrita këtu. Dua të falenderoj të gjithë Napolin, pasi vetëm këtu e shoh të shkruar emrin tim. Askush tjetër në botë nuk më ka dashur sa napoletanët”, tha legjenda e futbollit botëror.

Më pas, Diego Armando Maradona u shfaq në skenën e sheshit “Plebiscito” përballë mijëra tifozëve, entuziazmi i të cilëve ishte jashtëzakonisht i madh.

Top Channel