Khedira shuan zërat: Qëndroj tek Juve

06/07/2017 00:00

Javët e fundit, sidomos pas finales së Kardifit zërat që e shihnin të ardhmen e Sami Khediras larg Torinos u shtuan.

Në mediat sportive italiane dhe ato gjermane qarkulluan artikuj që flisnin se mesfushori po kërkonte një aventurë të re dhe ndjehej i lodhur nga ajo me Juventusin.

Si destinacion të mundshëm shumë shihnin Shtetet e Bashkuara dhe nuk munguan as artikujt që pohonin se mesfushori gjerman kishte kërkuar largimin e menjëhershëm nga bardhezinjtë.

Por është vetë Khedira ai që u jep fund këtyre lajmeve dhe e bën këtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Është koha për pushime për të karikuar bateritë para se të kthehem në Torino”, shkruan ai, duke nënkuptuar se nuk ka ndërmend që të largohet nga Juventusi, të paktën këtë verë.

Top Channel