Vërshojnë kritikat mbi Ronaldon!

04/07/2017 00:00

Cristiano Ronaldo ka shkaktuar polemika të shumta pasi postoi një foto së bashku me mikun e tij Jose Semedo, ish-futbollist i Sheffield Wednesday në Angli.

“Kombinim i përkryer, çokollatë e zezë dhe e bardhë” shkroi bashkëngjitur fotos ylli portugez, por pavarësisht 2.7 milionë pëlqimeve ishin të shumtë komentuesit që e akuzuan portugezin si racist.

Megjithatë, të shumtë ishin edhe komentuesit e tjerë që e mbronin portugezin duke thënë se nuk kishte vend për kritika në atë status.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel