Toka vazhdon të lëkundet në Maqedoni. Më se 10 lëkundje  janë regjistruar që prej mesditës, kur një tërmet me magnitudë 5, të shkallës rihter dhe epiqendër pranë Ohrit shkaktoi dëme të shumta materiale.

Pranë  fshatit Kosel, 12 km në verilindje të Ohrit janë shfaqur edhe shenjat e para të asaj që nga media maqedonase cilësohet si ri-zgjimi i vullkanit Duvallo. Lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Shqipëri.

Qendra Informative në Ohër u ka thënë qytetarëve të prekur që të qëndrojnë në tenda, në qoftë se shtëpitë e tyre kanë dëme të mëdha dhe frikësohen që të kalojnë natën në banesat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA