Festivali i Filmit Ballkanik

04/07/2017 00:00

Festivali i Filmit Ballkanik dhe kulinarisë ka startuar edicionin e tij të 7 duke sjellë kështu edhe mesazhin e tij se arti i tejkalon kufijtë konvencionalë. Këtë vit janë sjellë 60 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Festivali i Filmit Ballkanik dhe kulinarisë ka startuar edicionin e tij të 7 duke sjellë kështu edhe mesazhin e tij se arti i tejkalon kufijtë konvencionalë. Këtë vit janë sjellë 60 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Sipas organizatorëve ky festival ka përmbushur një nga objektivat e  tij duke arritur të ketë pjesëmarrje nga gjithë vendet ballkanike ndërsa vit pas viti vazhdon të plotësohet me komponentë të rinj.

“Sigurisht do të kemi përsëri filma. Të shkurtër, filma studentësh, filma vizatimorë, dokumentarë dhe filma të gjatë. Themi se nuk kemi vetëm filma sepse kemi edhe atë pjesën e kulinarisë. Themi se nukl është vetëm i filmit sepse kemi edhe atë pjesën e kuliarisë”, shprehet Eno Milkani.

Ashtu si edhe në edicionet e kaluara këtij festivali nuk i mungojnë prurjet e reja dhe pjesëmarrja nga gjithë rajoni si dhe mesazhin që përcjell ky festival.

“Mesazhin njerëzor, sepse neve na ka dalë nami si populli i Ballkanit që jemi njerëz grindavec, që nuk merremi vesh me njëri-tjetrin, që ngatërrojmë fenë me politikën”, shprehet Fatos Baxhaku.

Si çdo vit ky festival do të premiojë filmat më të mirë në gjini të ndryshme të cilët do të përzgjidhen nga  juria e përbërë nga regjisorë vendas dhe të huaj.

“Për mua është hera e parë që vij në këtë qytet. Është hera e parë që jam në një juri”, thotë Ratmir Lutfullin, regjisor nga Rusia.
 
Për 5 ditë ky festival do të gjallërojë jetën e qytetit të Pogradecit duke sjellë shijen e artit dhe kulinarisë së bashku.

Top Channel