‘Pashë gjak, tym, dëgjova britma…Pata fat që mbeta gjallë’/ Mikel Merino kujton sulmin me bomba ndaj Borussias së Dortmundit në 2017
Pronarët e rinj të Milanit duket se e kanë marrë tepër seriozisht ngritjen e Milanit aty ku i takon mes ekipeve më të mira në botë. Një muaj pas hapjes zyrtare të merkatos, Milani ka arritur të sigurojë firmat e disa lojtarëve, jo pak të kërkuar këtë verë.
Pas firmës së hedhur nga Musacchio, Kessie, Rodriguez, André Silva e Borini, vjen edhe goditja e gjashtë e arritur nga dyshja Fassone-Mirabelli.
Përmes një deklarate të kuqezinjve bëhet e ditur se lojtari i Leverkusen, Hakan Calhanoglu ka firmosur me Milanin një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2021.
Edhe Roma ka siguruar një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, Maxime Gonalons, i cili po ashtu sipas mediave italiane ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 2021-shin.
Top Channel