Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse Kancelarja Angela Merkel shprehu tronditjen e thellë për aksidentin rrugor në Bavari, ku përplasja e një autobusi me një maune solli plagosjen e 31 personave, ndërsa 18 të tjerë nuk gjenden. Nga sa pohoi vet shefja e ekzekutivit, shpresa që këta persona të jenë ende gjallë është shumë e vogël.
“Dimë se ka një numër të madh viktimash e shumë të plagosur. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të afërmit e të prekurve nga ky aksident tragjik. Të lënduarve ju urojmë me gjithë zemër shërim të shpejtë”, tha Merkel.
Dinamika e ngjarjes po zbardhet ngadalë, edhe pse jo plotësisht. Autobusi është përplasur me kamionin me rimorkio në afërsi të Stammbach, në veri të landit bavarez. Një pjesë e pasagjerëve kanë marrë plagë të rënda, ndërsa pas paqartësisë së fillimit, autoritetet rajonale pohuan se të zhdukurit në fakt mund të kenë humbur jetën brenda autobusit, që u dogj i tëri.
Në vendngjarje mbërritën me urgjencë punonjës të ndihmës së shpejtë dhe helikopterë për të transportuar të lënduarit në spital. Nuk dihet ende me saktësi se çfarë e shkaktoi aksidentin. Mësohet se grupi i udhëtarëve vinte nga Saksonia. Tani ka mbetur vetëm një shpresë e zbehtë, se ndonjëri prej të zhdukurve mund të jetë hedhur jashtë mjetit, përpara se flakët ta gllabëronin të gjithin, e tani të jetë diku në zonë.
Top Channel