Astrit Patozi, sonte në “Top Story”

03/07/2017 00:00

Kriza që la humbja e thellë e 25 qershorit duket se nuk po kalon për Partinë Demokratike.

Tashmë, gara e re për kryetar po paragjykohet nga roli i Bashës dhe i Berishës në të. Dalja e Eduard Selamit si kandidat, duket nuk ishte mjaft. Tashmë në lojë futet Astrit Patozi. Ish-kreu parlamentar dhe numri dy i partisë u largua nga pozicionet e tij katër vjet më parë, si shenjë proteste ndaj garës mes Bashës dhe Olldashit. I lënë jashtë listës së deputetëve këtë vit, ai paralajmëroi humbjen.

Por çfarë paralajmëron ai me garimin përballë Bashës? Çfarë përfaqëson ai dhe njerëzit që e mbështesin? A është kjo ringjallja e lëvizjes Olldashi? Çfarë ndodh më 22 korrik? A është PD përballë çarjes më të thellë në historinë e saj? Astrit Patozi sonte në “Top Story” dhe gara reale kundër Lulzim Bashës. Në ora 21:00. Në Top Channel.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta