Vlorë, shpërthim eksplozivi pranë banesës së 57-vjeçarit

02/07/2017 00:00

Një sasi eklsplozivi ka shpërthyer mëngjesin e së dielës rreth orës 03:00 në banesën e shtetasit Robert Mehmeti, në qytetin e Vlorës.

Fatmirësisht, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në derën e jashtme të banesës që ndodhet në katin e dytë të një pallati. Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se në momentin e shpërthimit, në banesë nuk ka patur njeri.

Kjo është hera e dytë brenda disa ditëve që vendoset lëndë shpërthyese në banesën e 57-vjeçarit Robert Mehmeti. Policia ka sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë, ku dallohet një person me kapele që ka vendosur lëndën plasëse, por deri më tani i paidentifikuar.

Ende nuk ka një pistë zyrtare mbi motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa një vit më parë dyshohet se është zhdukur vëllai i 57-vjeçarit, për të cilin deri më tani nuk asnjë version zyrtar.

Top Channel