Posedonte drogë dhe eksploziv, arrestohet 46 vjeçari në Pukë

02/07/2017 00:00

Në vijim të operacionit policor të koduar “Bibaj”, të zhvilluar nga  Komisariati i Policisë Pukë, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i 46-vjeçarit Nikollë Kola.

Më datë 01.07.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë u finalizua me sukses operacioni “Bibaj” ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në një banesë të pa banuar, e marrë në ruajtie nga shtetasi Nikollë Kola, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 192.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambjentet e jashtme të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar dy thasë me 46 kallepë lëndë plasëse me peshë 48 kg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armve luftarake dhe e municionit” te parashikura nga nenet 283/2 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Top Channel