Një pushues nga Kosova mbytet në Velipojë

02/07/2017 00:00

Një pushues nga Kosova u mbyt pasditen e së dielës në plazhin e Velipojës. Sipas policisë, dyshohet se 75-vjeçari vuante nga probleme kardiake dhe ka pësuar atak kardiak në momentin që ka hyrë në ujë.

Trupi i viktimës u nxjorr në breg nga të afërmit që ndodheshin aty pranë.

Megjithë ndihmën e dhënë, 75-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë, ndërsa ambulanca ka transportuar trupin e viktimës për në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës ku po kryhen veprimet  e ekspertizës  mbi shkaqet e sakta të vdekjes.

Top Channel