Rinovim rekord, Curry-Golden State për 201 mln dollarë

01/07/2017 00:00

Futbolli nuk është sporti i vetëm ku qarkullojnë milionat, edhe NBA e ka një privilegj të tillë. Ai që e vërteton këtë është Stephen Curry që rinovoi kontratën me Golden State për një shifër rekord.

Ai që konsiderohet imazhi i Warriors firmosi me kampionët e NBA një kontratë re 5-vjeçare që shoqërohet edhe me një rritje të pagës nga 153 milionë në 201 milionë Dollarë.

Kjo kontratë e bën Curry basketbollistin më të të paguar në NBA duke thyer rekordin e Mike Conley. Përveç Curry, Golden State rinovoi edhe me Livingston për 3 vjet dhe tani pritet lajmi për zgjatjen e kontratës edhe me Kevin Durant.

Lëvizje ka edhe te LA Clippers. Chris Paul u largua në drejtim të Houston, por kjo duket se nuk e ka tronditur shumë skuadrën kaliforniane, e cila rinovoi me yllin e saj Blake Griffin për 5 vjet për 173 milionë Dollarë.

Një tjetër lëvizje në merkaton  e NBA është ajo e kalimit të spanjollit Ricky Rubio te Utah Jazz, që u bë në një kohë kur George Hill u largua.

Nuk ka shumë lëvizje te San Antonio. Skuadra teksane pasi tentoi blerjen e Paul dhe Hill, në fund vendosi të rinovojë me Mills për 4 vjet për 50 milionë Dollarë, ndërkohë që është në pritje të vendimit që do të marrë Manu Ginobili.

Top Channel