Toskana shpall gjendjen e emergjencës së ujit

30/06/2017 00:00

Presidenti i rajonit të Toskanës në Itali, Enrico Rossi shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të krizës hidrike, pasojë e thatësirës e të nxehtit të kësaj periudhe.

Me dekretin e firmosur prej tij, Rossi i kërkon një “task force” të krijuar nga autoritetet rajonale të prezantojë brenda 30 ditësh një plan të jashtëzakonshëm ndërhyrjesh për zbutjen e ndikimit të mungesës së ujit, e cila është vënë re tashmë në lumenjte dhe rezervuaret e zonës.

Idetë e para sesi duhet vepruar për përballimin e situatës, grupi i punës duhet t’i parashtrojë javën e ardhshme. I nxehti i pazakontë i këtij qershori është vënë re jo vetëm në Itali, por edhe në pjesë të tjera të Europës.

Sipas shkencëtarëve, fenomeni është rrjedhoje e ndryshimeve klimatike.

Top Channel