Përkujtohet Agim Neza. 3 botime të publicistit 1 vit pas vdekjes

30/06/2017 00:00

Miq, të afërm, bashkëpunëtorë, kolegë dhe drejtues të lartë të shtetit shqiptar përkujtuan këtë të premte gazetarin dhe publicistin Agim Neza.

Përmes fjalëve ata kujtuan bashkëpunimin e tyre Nezën, që u nda nga jeta një vit më parë.

Tre libra të tij, të dalë në qarkullim pas vdekjes u promovuan sërish, si një kujtesë për punën e tij shumëvjeçare.

“Në veprat e tij ne kemi shpirtin e Agimit, i cili i takon studentëve, kolegëve, atyre që e citojnë e atyre që i referohen”, tha profesor Artan Fuga.

“Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri mjaft luajal, të përgjegjshëm, por edhe me një botë të madhe”, tha presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

“Agimi ishte luajal, çtensionues, se ndonjëherë politikanët kalojnë momente të forta presionesh dhe tensionesh. Ai ishte një njeri që hynte në zyrë gjithmonë me një buzëqeshje”, tha ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Top Channel