Kujdes 40 gradë! Javën e ardhshme freskohet moti

30/06/2017 00:00

E premtja dhe e shtuna janë parashkuar si dite më të nxehta  të kesaj jave të fundit të qershorit  ku termometri shënon deri në 40 grade Celcius.

“Mesdita e sotme ka sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Kryeqyteti sot ka regjistruar 39 gradë Celcius, por ashtu siç kemi theksuar i nxehti saharian ka prekur jugun dhe zonat e ulëta ku është regjistuar vlera më e lartë me 41 gradë Celcius. Edhe dita e shtunë do të mbetet në të njëjtat nivele, duke bërë të mundur që temperaturat të mbeten rreth vlerave 39-40 gradë në jug të vendit”, bën të ditur meteorologia Rezarta Xhakollari.

Mjekët  rekomandojnë mos ekspozimin në diell  sidomos në oret pikut të cilat konsiderohen ato pas orës 11.00 të paradites  deri në orën 16.00, fëmijët dhe të moshuarit me sëmundje kronike duhe të  bëjnë kujdes në konsumin e ushqimeve  të lehta dhe të freskëta, pa harruar konsumin disa herë në ditë të ujit dhe të lëngjeve të frutave të freskëta dhe  jo ato të konservuara.

Ajo çfarë duhet bërë më tepër kujdes me ambientin përveç  higjenës dhe ajrosjes mjekët rekomandojnë që kondicioneri të mbahet në një temperaturë  4 deri në 5 gradë më poshtë se sa  temperatura e ambientit.

Meteorologët japin dhe një lajm të mirë për freskim të motit në fillim të javës  pasi temperaturat do të fillojnë të zbresin  duke filluara nga dita e dielë.

“Dita e hënë do të jetë ajo që do të sjellë dhe reshje shiu në verilindje dhe juglindje të vendit, ku temperaturat në zonat malore nuk do i kalojnë 22 gradë, dhe në zonat e ulëta e bregdet nga 26-29 gradë Celcius”, thotë Xhakollari.

Top Channel