Gjithçka si në përralla!
30/06/2017 00:00
Gjithçka është gati dhe për ditën e madhe të Lionel Messit dhe shoqes së tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzos është menduar deri në detaj.
Fustani i nusërisë është dërguar me një avion të posaçëm dhe nën sigurinë e dy truprojave. Në terren kanë zbarkuar edhe 450 efektivë të policisë argjentinase për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë ashtu si duhet.
Të ftuarit janë rreth 250 persona, pjesa më e madhe e tyre futbollistë. Por, nëse për sigurinë e jashtme janë marrë të gjitha masat, mbetet për t’u parë nëse zërat që kanë qarkulluar së fundmi për një zënkë mes mamasë së lojtarit dhe partneres së tij.
Vetë Messi i quajti të pakuptimta këto pretendime dhe po ashtu edhe miqtë dhe zëdhënësi i tij.
Top Channel