Bayern Munchen, një fanellë për nostalgjikët

30/06/2017 00:00

Tifozët e vjetër të Bayern Munchen, me të gjitha gjasat do ta mbajnë mend këtë skenë të papërsëritshme që ka hyrë në historinë e skuadrës bavareze.

Giovane Élber shënon një gol të bukur me kokë, por më shumë sesa rrjeta e tij në portën e kundërshtarit, bën bujë festimi i tij me rrotullimin mbi një baner reklamues të stemës së klubit.

Një fanellë të ngjashme, që zgjon nostalgjinë te tifozët, ka prezantuar Bayerni edhe për këtë sezon.

Dizajni i ri që do të përdoret si uniformë e dytë dhe më së shumti në sfidat jashtë “Allianz Arena”-s, ka nuanca të thella bluje dhe shirit të kuq të madh. Ambasadorët e klubit, Giovane Élber, Hasan Salihamid?i? dhe Bixente Lizarazu ishin promotorët kryesorë, e mesa duket efekti i marketingut të tyre ka zgjuar kërshërinë te tifozët.

Ende pa nisur sezoni i ri kanë nisur prenotimet në internet për uniformat e reja, e kompania “Adidas” pret që të të paguajë pjesërisht sponsorizimet e saj, përmes produkteve zyrtare.

Top Channel