Mijëra besimtarë bektashinj u mblodhën në vendin e quajtur Ballëm Sulltan në  Martanesh, në pelegrinazhin e përvitshëm botëror. Gjatë pelegrinazhit, teqeja e Ballëm Sulltanit u shpall monument kulture.

Ballëm Sulltani konsiderohet si një ndër figurat më të rëndësishme të bektashizmit. Ai ka jetuar në shekullin e 15, kur që i vogël mësoi mistikën dhe u bë dervish. Aktivitetin kryesor e zhvilloi në Teqenë e Haxhi Bektashit në Turqi, ku sulltani i asaj kohe, Bajaziti II e pajisi me dekret të veçantë për drejtimin e saj.

Ballëm Sulltani e riorganizoi urdhrin në të gjithë botën. Riti i pranimit të ashikëve në radhët e bektashizmit njihet si “Metoda e Ballëm Sulltanit”, po ashtu dhe përdorimi i qirinjve në këtë rit, madje edhe guri me 12 ndarje që klerikët bektashinj e vendosin në brez.

Për të gjitha risitë që solli urdhri, Ballëm Sulltani vlerësohet si figura e dytë pas themeluesit Haxhi Bektashi Veliut.

Top Channel