Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Cristiano Ronaldo është bërë sërish baba dhe këtë radhë i dy binjakëve.
Lajmi nuk është më thjesht një spekulim i kronikave rozë, por i konfirmuar nga vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në Facebook. “Kam qenë në dispozicion të kombëtares duke ditur se fëmijët e mi kishin lindur”, lexohet në postimin e Ronaldos, i cili me Portugalinë e tij u eliminua nga Kili në Kupën e Konfederatave.
“Jam i lumtur që më në fund do të jem me ta për herë të parë”, shtoi sulmuesi i Realit të Madridit.
Binjakët e Cristiano Ronaldos, të lindur nga një nënë mbartëse, e shtojnë familjen e futbollistit portugez, baba edhe i 7-vjeçarit Cristiano Jr., edhe ky nga një nënë mbartëse.
Por nuk mbyllet këtu, e fejuara aktuale e Ronaldos, Georgina Rodriguez është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe në media spekulohet se edhe ajo do të lindë binjakë.
Top Channel