Zjarri ne Grenfell, 80 viktimat; bilanci përfundimtar brenda vitit

28/06/2017 00:00

Bilanci përfundimtar i viktimave të zjarrit në kullën Grenfell nuk do të mësohet të paktën deri në fund të vitit. Bilanci zyrtar deri tani, sipas të dhënave të publikuara nga policia lokale, është 80 të vdekur.

Shumica e viktimave janë nga njerëzit që banonin në 23 apartamente në pjesën veriore të ndërtesës, e ngritur në lagjen Kensington dhe me 129 apartamente.

Zjarri i 14 qershorit shkatërroi 141 shtëpi, shumica e të cilave në bllokun e grataçelave, si dhe një numër të konsiderueshëm pronash përreth.

Një hetim është hapur për ngjarjen, por të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave janë shprehur të zhgënjyer nga ecuria e deritanishme.

Kryeinspektorja Fiona McCormack tha se numri i saktë i vdekjeve do të bëhet publik vetëm atëherë kur operacionet e rekuperimit dhe identifikimit të kenë mbaruar.

“Ajo që mund të them është se ne besojmë se rreth 80 persona konsiderohen ose të vdekur, ose të humbur dhe na duhet të pandehim se edhe këta të fundit janë të vdekur”, tha oficerja.

Ajo shtoi se, rezervimi i saj dhe autoriteteve të tjera përgjegjëse vjen nga frika se mund të dalin viktima të tjera. “Duam ta zbardhim tërësisht koston humane të kësaj tragjedie”, tha McCormak.

Top Channel