Nishani dekoron Artan Cukun pas vdekjes

28/06/2017 00:00

Rreth tre muaj pas vrasjes së ish-drejtuesit të Policisë Artan Cuku, Presidenti Bujar Nishani, i ka akorduar familjarëve të tij Dekoratën e Artë të Shqiponjës.

Sipas kreut të shtetit, kjo dekoratë i jepet me motivacionin  “Në vlerësim dhe nderim të thellë për përkushtimin maksimal, devotshmërinë e pashembullt, sakrificën e rrallë në luftën pa kompromis kundër keqbërësve dhe krimit të oganizuar, si profesionist dhe misionar pararojë në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit”.

Top Channel