Rinovimi me Hansi Flick, Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin gjerman
FIFA reagoi pas artikullit të publikuar nga “Bild”, sipas të cilit ky organizëm kishte fshehur disa detaje të rëndësishme nga raporti i Michael Garcias, që vërtetojnë korrupsionin në caktimin e Rusisë dhe Katarit si vende organizatore të botërorëve të viteve 2018 dhe 2022.
Qeveria e futbollit botëror vendosi të publikojë të plotë raportin e e ish-hetuesit të saj, në faqen e saj të internetit.
“Për hir të transparencës, FIFA e mirëpriti artikullin e ‘Bild’ dhe tashmë publikohet i plotë ky raport”, theksohet në komunikatën e FIFA-s. “Ky veprim u bë në mënyrë që të evitohet dhënia e informacioneve të gabuara”.
Michael Garcia, që tani është anëtar i Gjykatës së Apelit në shtetin e Nju Jorkut, shpenzoi 18 muaj dhe mori në pyetje 75 dëshmitarë gjatë hetimeve të tij, për procesin e caktimit të vendeve organizatore për dy turnetë e shumëdiskutueshëm.
Raporti i tij në vitin 2014 nuk u publikua, por u dorëzua në duart e kreut të Komisionit të Etikës në FIFA, Hans Joachim Eckert, i cili vendosi që të publikohet vetëm një version i reduktuar prej 42 faqesh i këtij raporti, që nuk jepte prova të mjaftueshme për të rihapur procesin e vlerësimit të kandidaturave për Botërorin 2018 dhe atë 2022.
Garcia kritikoi publikisht Eckert për këtë veprim, e në dhjetor të vitit 2014 dha dorëheqjen nga detyra e tij. Skandali në FIFA shpërtheu në vitin 2015, kur dhjetëra zyrtarë të FIFA-s u vunë nën akuzë për korrupsion nga SHBA, ndërkohë që edhe Prokuroria e Zvicrës nisi hetimet për procesin e votimit për organizatorët e botërorëve 2018 e 2022.
Top Channel