PS forcë e parë në Skrapar

27/06/2017 00:00

Që nga viti 2005, kur u krijua Lëvizja Socialiste për Integrim, Skrapari u shndërrua në fortesën e kësaj partie.

Kjo për faktin kryesor, se është vendlindja e Ilir Metës. Madje, nga aty, Meta do të niste dhe karrierën e tij si deputet në vitin 1992.

Për 12 vite, LSI e mbajti me forcë këtë zonë, duke dal parti e parë, qoftë në zgjedhjet parlamentare apo ato lokale. Por pas 12 vitesh, Partia Socialiste arriti të mund LSI-në në Skrapar dhe të dal forcë e parë.

Referuar të dhënave të dy KZAZ-ve, 65 dhe 66, rezulton që në zgjedhjet e 25 qershorit 7429 skraparllinj kanë votuar për Partinë Socialiste, ndërsa 5739, për patriotin e tyre dhe partinë e krijuar prej tij.

Top Channel