Makina përplas për vdekje këmbësorin në Korçë

27/06/2017 00:00

Një tjetër aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e mbrëmjes. Një këmbësor ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një automjet në aksin Korçë-Pogradec.

Viktima, ende i paidentifikuar, ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur për vdekje nga automjeti.

Ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti me pasojë një të vdekur.

Po në orët e mbrëmjes, një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në gjendje të rëndë pasi automjeti me të cilin ishin duke lëvizur doli nga rruga në aksin Milot-Rubik.

Top Channel