Shpërthen kamioni me naftë, mbi 120 të vdekur në Pakistan

25/06/2017 00:00

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Bahawalpur të Pakistanit, ku të paktën 123 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një kamioni që transportonte naftë.

Kamioni cisternë ka dalë nga rruga duke u përmbysur si pasojë e shpejtësisë, ndërsa më pas është përfshirë nga flakët.

Përveç viktimave, një numër i madh personash janë duke u trajtuar në spital për djegie të shumta në trup.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se ekziston frika që numri i viktimave të rritet edhe më shumë.

Top Channel