Dy raste dopingu te Rivel Plate

24/06/2017 00:00

Hija e dopingut shfaqet në futbollin argjentinas. Dy lojtarë të skuadrës së njohur River Plate, Lucas Martinez dhe Camilo Mayada kanë rezultuar pozitivë në testet antidoping të kryera në javët e kaluara për një substancë të ndaluar diuretik.

Mësohet se analizat u kryen pas ndeshjeve të Kupës së Libertadores dhe flitet se të përfshirë në këtë çështje janë edhe 5 futbollistë të tjerë mes të cilëve Alario dhe Driussu. Drejtuesit e River Plate hedhin poshtë çdo akuzë duke ia vënë fajin helmimit të ushqimit.

Substanca që rezultoi në testet antidoping të Martinez dhe Mayades ishte Idroklorotiazidi, i cili është konsideruar një substancë e ndaluar nga WADA, pasi është në gjendje të të fshehë praninë e lëndëve të tjera doping.

Klubi argjentinas deri ditën e hënë duhet të paraqesë në Komisionin Antidoping të Conmebol një relacion në lidhje me këtë ngjarje. Dënimet që do të jepen pritet që të prekin për momentin vetëm futbollistët e përfshirw, ndërkohë që klubi i River Plate mori garancinë se nuk e rrezikon përjashtimin nga Kupa Libertadores, ku në 1/8 e finaleve do të përballet me skuadrën e Guarani.

Top Channel