Dënimi nga etika, Skënderbeu konfirmon apelimin

24/06/2017 00:00

Klubi i Skënderbeut reagoi pas vendimit të Komisionit të Etikës që e dënoi me heqjen e titullit kampion për sezonin 2015/2016 e zbritjen e 12 pikëve nga klasifikimi për sezonin që sapo u mbyll.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, skuadra korcare ka kërkuar argumentimin e menjëherëshëm të këtij vendimi pasi është hapi i parë procedurial për apelimin në Gjykatën e Arbitrazhit. Në të njëjtën kohë, Skëndërbeu e cilësoi vendimin e marrë nga Komisioni i Etikës si një akt të paprecedent ndërkohë që vetë këtë Komision e përkufizoi si një pseudo-organ juridik.

Sipas drejtuesve të klubit korcar, vetëm FSHF është në gjendje që të kthejë një vendim administrativ në disiplinor pa patur qoftë edhe një provë të vetme të drejtpërdrejtë kundër klubit. Skënderbeu vijoi komunikatën e tij duke theksuar se titulli kampion që iu hoq është mëse i merituar dhe se klubi do të apelojë për këtë vendim të Komisionit të Etikës pasi është i sigurt në pafajësinë e tij.

Top Channel