Lëkundje tërmeti në Tiranë
23/06/2017 00:00
Një termet me magnitudë 3.6 ballë është ndjerë ditën e sotme në kryeqytet.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti është regjistruar në orën 16:15 minuta.
Epiqendra e tërmetit është 17 kilometra në verilindje të Tiranës.
Nuk ka njoftim për dëme materiale.
Top Channel