Kinë, Oscar pezullohet për 8 ndeshje dhe gjobitet

22/06/2017 00:00

Brazilianit Oscar i kushtoi rëndë provokimi i një sherri masiv në ndeshjen e kampionatit kinez, pasi Federata e dënoi me 8 ndeshje pezullim për incidentin e krijuar në fushën e lojës, gjatë sfidës mes Shanghai SIPG dhe Guangzhou.

Në dy raste gjatë ndeshjes, Oscar goditi qëllimisht me top kundërshtarët e tij, të cilët e rrethuan për t’iu hakërryer, e kur braziliani ra në tokë shpërtheu një përleshje e vërtetë mes lojtarëve të të dyja skuadrave, duke bërë që qeveria e futbollit në Kinë të marrë masa të rrepta ndëshkuese.

Oscar, përveç pezullimit u dënua edhe me 6.000 euro gjobë. Por jo vetëm kaq, Federata kineze e Futbollit, përveç Oscarit pezulloi edhe 3 futbollistë të tjerë për këtë sherr masiv, që u pa fundjavën e kaluar.

Top Channel